Në datën 22 Tetor 2021 u zhvillua mbledhja e 12-të e Grupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimit të Tregtisë, e dyta mbledhje për vitin 2021 e cila ka një rëndësi të vecantë në këtë kohë kur zhvillime të rëndësishme janë duke ndodhur në fushën e Tregtisë
Takimi u hap nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Delina Ibrahimaj, i cila në fjalën e saj tha se ky vit ka qënë një vit intensiv në kuadër të politikës tregtare. Progres Raporti i Komisionit Europian i këtij viti, që u publikua tre ditë përpara kësaj mbedhje, si dhe vlerësoi dukshëm dhe pozitivisht arritjet e Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe politikës së jashtme tregtare.
Gjithashtu, ajo kujtoi se Komiteti për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimit të Tregtisë ka tashmë një Plan Veprimi trevjeçar të hartuar bazuar në nevojat dhe shqetësimet që kanë ardhur nga përfaqësuesit e biznesit. Zbatimi i këtij plani ambicioz kërkon bashkëpunim reciprok, konkret dhe besimplot mes palëve të përfshira në të.
Ministrja Ibrahimaj informoi për miratimin e tre marrëveshjeve në kuadër të iniciativës së Open Balkan, ku dy prej marrrëveshjeve kanë një impakt të drejtpërdrejtë tek biznesi. Ajo siguroi përfaqësuesit e biznesit se ekipi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është i gatshëm të çojë përpara punën për krijimin e lehtësirave për biznesin për rritjen e eksporteve.
Ministrja Ibrahimaj, më tej renditi një sërë arritjesh konkrete të realizuara gjatë vitit 2021 si dhe prezantoi disa nga çështjet më kryesore, të cilat më pas, gjatë mbledhjes u diskutuan nga të gjithë anëtarët e pranishëm.