Në datën 19 Dhjetor 2022 u zhvillua mbledhja e 13-të e Grupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimit të Tregtisë.
Takimi u hap nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Delina Ibrahimaj, e cila në fjalën e saj, vuri në dukje se viti 2022 ka patur ecuritë e veta dhe puna për tregun e lirë dhe integrimin evropian pritet të intensifikohet në vazhdim. Ministrja theksoi se përpara çdo mbledhje duhet të përcaktohen cilat janë çështjet që duhet të preken me një listë prioritetesh dhe t`u përcillen anëtarëve në mënyrë që palët të vijnë të përgatitura.
Sipas axhendës, gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KKLT u informuan mbi zhvillimet më të fundit të politikave tregtare në kuadër të procesit të Berlinit si dhe të Iniciativës së “Open Ballkan”, lidhur me propozimet për mundësinë e lidhjes të marrëveshjeve të tregtisë së lirë me disa vende të Afrikës Veriore dhe konkretisht, Algjeri, Tunizi dhe Egjipt, si dhe u prezantua Udhërrëfyesi për rritjen e eksporteve në Shqipëri.
Me pas, anetaret u ftuan ne nje diskutim te hapur ku mund te diskutonin rreth problematikave qe mund te diskutohen ne vazhdim te vitit 2023.
Për më shumë informacion rreth mbledhjes klikoni më poshtë: