Në datën 9 shkurt 2023 u zhvillua mbledhja e 14-të e Grupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimit të Tregtisë.
Takimi u hap nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, e cila falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen. Ajo theksoi se gjatë këtij viti do të ketë takime më të shpeshta ku pritet të diskutohen çështje të rëndësishme që i përkasin lehtësimit të tregtisë. Diskutimet e kësaj mbledhjeje, sipas axhendës, u fokusuan në propozimin e ministrisë përgjegjëse për bujqësinë lidhur me potencialin e një marrëveshje të tregtisë së lirë me Japoninë, marrë shkas nga rritja e eksporteve të peshkut në këtë vend. Nga diskutimet u evidentua interesi edhe për produkte të tjera si nga industria e fasonerisë, për vajin e ullirit, erëzat dhe bimët medicinale. Në vijim, përfaqësuesit e biznesit do të japin sugjerimet e tyre nëse kanë për të shtuar produkte të tjera.
Sipas axhendës, në vijim të kësaj mbledhje anëtarët e KKLT diskutuan lidhur me kërkesat dhe standartet që eksportuesit duhet të kërkojnë nga vetja duke rritur cilësinë dhe duke plotësuar standartet dhe kushtet e kërkuara për eksportimin e produkteve të tyre. Nga të pranishmit u përmendën disa propozime si dhe u informuan lidhur me hapa konkrret që biznesi në bashkëpunim me strukturat shtetërore po ndërmerr për të lehtësuar eksportet.
Për më shumë informacion rreth mbledhjes klikoni më poshtë:
- Axhenda e Takimit
- Minutat e Takimit