Nën këtë rubrikë mund të njiheni me programet e Bashkimit Evropian që mbështesin zhvillimin e mëtjeshëm të tregtisë, inovacionin, fuqizimin dhe konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NMV) etj. Aktulaisht, biznesi shqiptar ka mundësi të marrë pjesë në këto programe duke vendosur lidhje të drejtpërdrejta me vendet anëtare të BE-së dhe duke mësuar nga përvojat pozitive në promovimin e sipërmarrjes dhe inovacionit në të gjitha format e saj. Këto programe hapin mundësi të reja përfitimi për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme Shqiptare por edhe NMV-të e vendeve të BE-së të cilat kanë lidhje biznesi me Shqipërinë për t'u zhvilluar së bashku.  

 

COSME - Programi për konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

COSME është programi i BE-së që ndihmon sipërmarrësit dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në  fazën fillestare të aktivitetit, lehtëson aksesin në financim, ndërkombëtarizimin e tyre, si dhe mbështet autoritetet për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe për të mundësuar rritjen ekonomike.

Ky program, në të cilin marrin pjesë vendet anëtare të BE-së, vendet kandidate, vendet që aspirojnë  statusin kandidat si dhe disa vende të tjera të rajonit, është një vazhdimësi e Programit kuadër për konkurrueshmërinë dhe Inovacionin (CIP) 2007-2013. Nga COSME do të përfitojnë SME-të respektive

të vendeve pjesëmarrëse, organizatat që ofrojnë shërbime për biznesin, autoritetet qëndrore dhe lokale.  Aktulaisht ky program është operacional për periudhën 2014-2020 me një buxhet të planifikuar prej €2.3bn.

COSME mbështet në katër shtyllat e mëposhtme:

  • Një akses më i mire financiar për SME-të
  • Aksesi në treg për SME-të
  • Sipërmarrjen
  • Kushte më të mira për krijimin dhe rritjen e biznesit

Për më shumë informacion mbi këtë program të Bashkimit Evropian mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: https://ec.europa.eu/easme/en/cosme 

Ky program ka shpallur thirrjen për aplikim me afat deri në 29 Qershor 2017:"COS-TOURCCI-2017-3-03: Supporting the promotion and development of transnational thematic tourism products linked to cultural and creative industries"

Për më shumë informacion rreth afatit, kritereve dhe dokumentacionit klikoni linkun: https://ec.europa.eu/easme/en/cos-tourcci-2017-3-03-supporting-promotion-and-development-transnational-thematic-tourism-products 

EEN - Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve

Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve (EEN), si rrjeti më i madh në botë për konkurrueshmërinë dhe sipërmarrjen, mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) për të përfituar sa më shumë nga mundësitë e të bërit biznes në Bashkimin Evropian. Ky rrjet është themeluar në vitin 2008 si pjesë e Programit për Konkurrueshmërinë dhe Inovacionin (CIP) dhe në janar 2015 është bërë pjesë e programit COSME. EEN është një instrument i rëndësishëm në strategjinë e BE-së për të nxitur rritjen e bizneseve dhe punësimit duke ofruar shërbime për NMV-të si dhe burime për biznese të tjera, universite dhe qendra kërkimore.

Shqipëria është pjesë e EEN që nga viti 2012 si një konsorcium i kryesuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) së bashku me Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) dhe Agjencinë Rajonale të Zhvillimit (ARZh). Krijimi i këtij konsorsiumi ka si qëllim mbulimin e tre dimensioneve të bashkëpunimit: bashkëpunim biznesi, bashkëpunim teknologjik dhe bashkëpunim kërkimor, si dhe përfshirjen e institucioneve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal.

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve (EEN) është një mundësi shumë e mirë për NVM-të shqiptare në gjetjen e partnerëve strategjikë dhe zgjerimin në tregje të reja dhe ka si qëllim të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare që të shfrytëzojnë mundësitë për të bërë biznes. Gjithashtu ndërmarrjet shqiptare mund të përfitojnë nga bashkëpunimet e mundshme për të kërkuar partnerë për transferim inovacioni dhe teknologjie të cilat do të ndimojnë në rritjen e qëndrueshme të tyre për t’u bërë më konkurruese në ofrimin e produkteve apo shërbimeve të tyre për eksport.

Ky rrjet bashkon rreth 600 organizata në mbështetje të biznesit nga më shumë se 60 shtete duke shërbyer si një sportel me një ndalesë për nevojat e bizneseve në kërkimin e partnerëve ndërkombëtarë nga një databazë e cila përmban mbi 7,000 profile kompanish ku kompanitë shqiptare mund të gjejnë një partner potencial.

Më shumë informacion mund të gjeni në linkun si vijon: http://een.ec.europa.eu/about/about

 

 

HORIZON 2020 - Programi më i madh Europian për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin 

Horizon 2020 është programi më i madh Europian për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin duke vënë në dispozicion një fond prej afërsisht 80 Miliard Euro të vlefshëm për 7 vjet (2014 deri 2020), përpos investimit privat që këto para do të tërheqin. Ai premton më shumë progres, zbulime shkencore dhe vënie në zbatim të ideve të një niveli botëror.

Horizon 2020 është instrumenti financiar që synon të bëjë të mundur politikat e Unionit të Inovacionit, një iniciativë madhore që ka për qëllim sigurimin e konkurencës globale të Europës.

E parë si një nxitje në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, Horizon 2020 ka mbështetjen financiare të udhëheqësve të Europës si dhe të anëtarëve të Parlamentit Europian. Ata besojnë që kërkimi shkencor është një investim për të ardhmen kështu që e kanë vendosur në projektet e Bashkimit Europian me qëllim nxitjen e punësimit dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme, përfshirëse e të shpejtë.

Duke bashkuar kërkimin shkencor dhe inovacionin, Horizon 2020 është duke ndihmuar në arritjen e këtyre qëllimeve, me vënien e theksit në shkencën ekselente, lidershipin industrial dhe trajtimin e sfidave sociale. Synimi i këtij projekti është të garantojë që Europa do të ofrojë shkencë të nivelit botëror, të heqë barrierat (pengesat) për inovacionin dhe të lëhtësojë bashkëpunimin ndërmjet sektorëve privatë dhe publikë që të punojnë së bashku për të përcjellë sa më mirë inovacionin.

Horizon 2020 është i hapur për këdo, me një strukturë të thjeshtë e cila shmang burokracitë dhe shkurton kohë në mënyrë që pjesëmarrësit të fokusohen në atë çka është vërtet e rëndësishme. Kjo qasje siguron që projekti të zbatohet sa më shpejt dhe të arrijnë rezultate në një kohë më të shpejtë.

Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit në këtë program mund të gjeni pranë Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit si vijon: http://www.akti.gov.al/dokumenta/Si_aplikon_horizon2020.pdf

 

 

 

 

Kontaktet

  • "Bulevardi Dëshmorët e Kombit", Tiranë
  • 04 220 02 45
    04 244 80 21
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Faqja zyrtare e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë u dizenjua me mbështetjen e projektit të USAID-it për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG).

                                                     
     

Përditësohuni

Rreth Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë

Template Settings

Color

For each color, the params below will be given default values
Green Dark_Green Oranges Yellow

Body

Background Color
Text Color

Header

Background Color

Spotlight5

Background Color

Footer

Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family
Direction