Shqipëria është anëtare e OBT-së që nga Shtatori i vitit 2000 dhe zbaton një politikë tregtare jo diskriminuese, transparente dhe liberale. Shqipëria nuk aplikon asnjë taksë në eksport apo kufizime sasiore. Marrëveshjet e tregtisë së lirë janë një ndër instrumentet më të rëndësishëm për nxitjen e eksporteve duke krijuar hapësira tregtare më liberale dhe preferenciale krahasuar me statusin e kombit më të favorizuar. Shqipëria ka aktualisht disa marrëveshje të tregtisë së lirë në fuqi dhe përfiton tarifa preferenciale në tregtinë e saj me vendet e Bashkimit Evropian, vendet CEFTA, vendet EFTA dhe Turqinë.
Zhvillimet në tregtinë e jashtme të Shqipërisë, janë karakterizuar nga flukse tregtare kryesisht në rritje, fakt i cili tregon për një hapje dhe intensifikim të shkëmbimeve tregtare të ekonomisë dhe tregjeve shqiptare me ekonomitë dhe tregjet botërore. Nivelet e hapjes për Shqipërinë kanë ndjekur një trend vazhdimisht pozitiv.
Volumi i importeve i Shqipërisë në vitin 2021 arriti 800 miliardë lekë , ndërsa eksportet shënuan vlerën 368 miliardë lekë. Produktet më të eksportuara janë mineralet, veshjet përfshirë veshjet e këmbëve, bimët aromatike e mjekësore, produktet e përpunuara të peshkut (açuget), produktet e drurit, etj. Produktet më të eksportuara janë mineralet, veshjet përfshirë veshjet e këmbëve, bimët aromatike e mjekësore, produktet e përpunuara të peshkut (açuget), produktet e drurit, etj.
Partnerët më të rëndësishëm tregtarë të vendit për vitin 2021, nga vlera e importeve janë: Bashkimi Evropian (54.4%), Turqia (10.8%), vendet e CEFTA-s (8.3%), Kina (8%), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (1,8%), vendet e EFTAs (1,7%), e vende të tjera.
Në dritaret vijuese, ju mund të gjeni informacion mbi tregtinë sipas vendeve (grup-vendeve), kërkesat e eksportit sipas vendeve dhe marrëveshjet e tregtisë, me theks tek marrëveshjet preferenciale të tregtisë.

Si të eksportojmë dhe të importojmë nga vendet e Bashkimit Evropian?
Informacion rreth kërkesave rregullatore dhe tarifave të eksportit/importit nga vendet e BE-së.
Lexo më shumë
Si të eksportojmë dhe të importojmë nga vendet anëtare në CEFTA-s?
Informacion rreth kërkesave rregullatore dhe tarifave të eksportit/importit nga vendet e CEFTA.
Lexo më shumë
Si të eksportojmë dhe të importojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Informacion rreth kërkesave rregullatore dhe tarifave të eksportit/importit nga SHBA.
Lexo më shumë
Si të eksportojmë dhe të importojmë nga Turqia?
Informacion rreth kërkesave rregullatore dhe tarifave të eksportit/importit nga Turqia.
Lexo më shumë
Si të eksportojmë dhe të importojmë nga vendet e EFTA-s?
Informacion rreth kërkesave rregullatore dhe tarifave të eksportit/importit nga vendet e EFTA-s.
Lexo më shumë
Si të eksportojmë dhe të importojmë nga vendet e tjera?
Informacion rreth kërkesave rregullatore dhe tarifave të eksportit/importit nga vendet të tjera.
Lexo më shumë