Në këtë dritare do të gjeni informacion mbi vendin e tregtisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, kërkesat që duhet të plotësojnë produktet shqiptare për t’u eksportuar në SHBA dhe kërkesat që duhet të plotësojnë produktet e prodhuara në SHBA për t’u importuar në Shqipëri.

 

Tregtia me SHBA është modeste. Për vitin 2016, shkëmbimet tregtare me vendet e SHBA përfaqësojnë 1. 5 % të gjithë tregtisë, të volumit të tregtisë ndërkombëtare të vendit. Eksportet drejt SHBA përfaqësojnë 0. 65% të eksporteve të vendit dhe importet nga vendet e BE-së zënë 1. 9 % të importeve.

Produktet më të eksportuara në SHBA janë Bimët Aromatike e Mjekësore përfshirë erëzat e vajrat esenciale, të cilat përfaqësojnë 67. 5% të eksportit, mineralet dhe produkte të tjera me peshë më të vogël, përfshirë veshjet, dhe produktet ushqimore.

Eksportuesit e interesuar, mund të përfitojnë nga Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri të madh produktesh shqiptare në tregun Amerikan pa tarifat doganore (referoju ‘Marrëveshje të Tregtisë).

 

 

Shumë artikuj shqiptarë kanë të drejtë për trajtim preferencial në përputhje me skemën e Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave (General System of Preferences: GSP) pa tarifë doganore. Kjo skemë përfshin një listë mallrash të përpunuara, produkte të freskta, bizhuteri, shumicën e llojeve të qilimave, disa produkte bujqësore dhe produkte të tjera të peshkut, si dhe shumë lloje të kimikateve, mermerit, dhe mineraleve.

Të gjitha produktet e përfshira në skemë, mund të përfitojnë trajtim preferencial nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara në rregullat e origjinës. Çertifikata e origjinës lëshohet nga autoritetet doganore Shqiptare.

Për të mësuar nëse një produkt shqiptar eksporti përfiton nga sistemi GSP, mund të ndiqni këta hapa:

1. Shkoni tek https://ustr.gov/sites/default/files/gsp/GSP%20eligible%20for%20all%20countries%20March%202017.pdf

2. Aty kërkoni produktin tuaj të interesit.

 

 

Për të njohur nivelin e tarifave doganore dhe kërkesat dokumentare e rregullatore të importit të produkteve në Shqipëri, ndiqni hapat e mëposhtëm.

  1. Klikoni linkun e mëposhtëm: http://madb.europa.eu/madb/indexPubli.htm.
  2. Tek "Vendi"("Country"), zgjidhni në çdo rast Albania.
  3. Tek "Kodi i produktit" ("Product code") Vendosni kodin e produktit që doni të importoni në Shqipëri. Nëse nuk e dini kodin, klikoni tek “Gjej Kodin e Produktit tim(“Find my product Code”).
  4. Klikoni tek "Tarifat e zbatuara" ("Applied Tariffs") për të mësuar tarifat dhe pagesat e tjera të importit të produktit në Shqipëri.

Klikoni tek “Formalitetet e importit” ("Import Formalities") për të mësuar kërkesat dokumentare e rregullatore të importit të produktit në Shqipëri.

 

 

Shqipëria përfition nga Sistemi i Përgjithëshem i Preferencave (GSP) i SHBA-së. Sistemi jep mundësinë e eksportit në SHBA pa tarifa doganore të një numri të madhe produktesh të prodhuara në Shqipëri. Për të mësuar nëse një produkt përfiton nga sistemi GSP, ju mund të ndiqni dy hapa të thjeshtë

  1. Shkoni tek https://ustr.gov/sites/default/files/gsp/GSP%20eligible%20for%20all%20countries%20March%202017.pdf
  2. Kërkoni për produktin tuaj të interesit.

 

 

Kontaktet

  • "Bulevardi Dëshmorët e Kombit", Tiranë
  • 04 220 02 45
    04 244 80 21
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Faqja zyrtare e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë u dizenjua me mbështetjen e projektit të USAID-it për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG).

                                                     
     

Përditësohuni

Rreth Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë

Template Settings

Color

For each color, the params below will be given default values
Green Dark_Green Oranges Yellow

Body

Background Color
Text Color

Header

Background Color

Spotlight5

Background Color

Footer

Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family
Direction