Komiteti është një grup pune këshillues dhe koordinues i kryesuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, që ka si objektiv përmirësimin e procesit të politikës tregtare dhe lehtësimin e tregtisë, nëpërmjet dialogut mes përfaqësuesve të qeverisë, komunitetit të biznesit në Shqipëri dhe grupeve të tjerë të interesuara.

Objektivi kryesor i Komitetit është të veprojë si një forum për përmirësimin e procesit të politikave tregtare dhe zbatimit të tyre, lehtësimit të tregtisë, dhe përcaktimin e drejtimeve kryesore të lehtësimit të tregtisë.

Objektivat specifike të Komitetit janë:

  • Të ofrojë një forum kombëtar konsultimi e koordinimi për përmirësimin e procesit të politikë-bërjes në fushën e tregtisë ndërkombëtare (aspekti i përmirësimit të procesit të politikës së tregtisë ndërkombëtare);
  • Të ofrojë një forum kombëtar konsultimi dhe koordinimi për lehtësimin e procedurave dhe dokumentacionit që përdoret në tregtinë ndërkombëtare, transportin, tranzitin, logjistikën, financat dhe çështje të tjera të lidhura me tregtinë ndërkombëtare (aspekti i lehtësimit të tregtisë);
  • Të bëjë rekomandime për akte ligjore e nën-ligjore në fushat e përmendura më lart (aspekti rregullator);
  • Të bëjë rekomandime politikash për investimet e mundshme që lidhen me tregtinë (aspekti i objektivave të zhvillimit);
  • Të rrisë ndërgjegjësimin mbi metodat dhe përfitimet e masave që lidhen me lehtësimin e tregtisë (aspekti i përhapjes së informacionit dhe zhvillimit të kapaciteteve);
  • Të mbështesë negociatat për lehtësimin e tregtisë në nivel dy-palësh, rajonal dhe shumëpalësh (aspekti i objektivave të negocimit);
  • Të monitorojë zhvillimet e politikës tregtare dhe ti përshtatë ato me zhvillimet e tregtisë ndërkombëtare (aspekti i monitorimit).

 

Kontaktet

  • "Bulevardi Dëshmorët e Kombit", Tiranë
  • 04 220 02 45
    04 244 80 21
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Faqja zyrtare e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë u dizenjua me mbështetjen e projektit të USAID-it për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG).

                                                     
     

Përditësohuni

Rreth Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë

Template Settings

Color

For each color, the params below will be given default values
Green Dark_Green Oranges Yellow

Body

Background Color
Text Color

Header

Background Color

Spotlight5

Background Color

Footer

Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family
Direction