• Rritja e transparencës dhe ofrimi i informacionit të përditësuar për lehtësimin e tregtisë

    Qasja në informacionin që lidhet me eksport-importin është shumë i rëndësishëm për qartësinë, parashikueshmërinë e transaksioneve të tregtisë. Kostot e transaksionit shkurtohen për shkak të parashikueshmërisë dhe qartësisë së procedurave të nevojshme. Përmirësimi i transparencës ndihmon gjithashtu në reduktimin e korrupsionit. 

    Aspektet e transparencës trajtohen në mënyrë adekuate në Planin Kombëtar për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimin e Tregtisë 2017-2020 përmes krijimit të ‘pikave’ të orientimit dhe qasjes të biznesit në informacione për tregtinë ndërkombëtare, përfshirë edhe krijimin e një pike fokale të dedikuar (sportel) për të asistuar biznesin eksportues lidhur me informacionin rregullator dhe procedural të BE-së dhe vendeve të CEFTA, publikimin në internet të akteve ligjore para publikimit të tyre për të mundësuar konsultimin me grupet e interesit  dhe partnerët tregtarë, si dhe ngritja – në afatin e mesëm – të një dritareje të vetme (Single window) për depozitimin një herë të vetme të gjithë informacionit që lidhet më tregtinë ndërkombëtare.

  • Zbatimi efektiv i manaxhimit të riskut në transaksionet tregtare

     Analiza dhe vlerësimi i riskut në dogana janë procese analitike që përdoren për të përcaktuar se cilat risqe janë më serioze dhe duhen trajtuar me prioritet. Duke i kategorizuar mallrat dhe operatorët ekonomikë sipas nivelit të riskut, bëhet i mundur një zhdoganim dhe çlirim më i shpejtë dhe më i sigurt i mallrave. Ngarkesa dhe operatorë të konsideruar me “risk të ulet”, bazuar në profilin e riskut, i nënshtrohen më pak kontrolleve dhe inspektimeve nga doganat. Profilet e riskut krijohen bazuar në një numër treguesish, të tillë si tipi i produktit, tregtari dhe evidenca e korrektesës së tij, vlera e mallrave dhe tarifat që zbatohen, origjina dhe destinacioni i mallrave, mënyra e transportit dhe itinerari i lëvizjes. Zhvillimi i profileve mbështetet në mbledhjen dhe analizën e informacionit.

    Menaxhimi i riskut është operacional në doganat shqiptare që nga viti 2006. Kjo ka bërë të mundur thjeshtimin e procedurave për biznesin dhe rritjen e eficencën së shërbimit doganor. Duke u mbështetur në eksperiencën pozitive të deritanishme, në Planin Kombëtar për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimin e Tregtisë 2017-2020 , Komiteti ka në plan rishikimin parametrave dhe profileve të menaxhimit të riskut për të bërë të mundur rritjen e pjesës së ngarkesave që kalojnë nga “Kanali i Gjelbër” (Çlirim i menjëhershëm i mallit pa ekzaminim) dhe Përgatitja e kushteve për përdorimin e “Kanalit Blu), (Çlirim i mallit pa shoqëruar me auditim pas çlirimit të ngarkesës nga dogana) 

    Duhet vërejtur ndërkaq se 100% e produkteve bujqësore edhe sot kontrollohen fizikisht. Në këto kushte, bëhet i nevojshëm adoptimi i procedurave të menaxhimit të riskut nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili duhet të paraprihet nga përmirësime ligjore, zhvillimi i instrumenteve metodologjike, bazat përkatëse të të dhënave për të mundësuar inspektimin bazuar në nivelin e riskut, fillimisht për produktet e përpunuara me origjine jo-shtazore.

  • Eliminimi i kërkesave teknike të tepërta që krijojnë barriera tregtare

     Kërkesat esenciale teknike dhen masat sanitare e fitosanitare janë të domosdoshme për mbrojtjen e jetës e shëndetit. Ndërkaq, këto kërkesa mund të konvertohen në barriera për tregtinë nëse ato janë të tepërta, ose përdoren për qëllime tregtare dhe jo për qëllime të sigurisë.

    Planin Kombëtar për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimin e Tregtisë 2017-2020 , është planifikuar lehtësimi i kalimit kufitar në zinxhirët e zgjedhura të furnizimit me theks të veçantë tek produktet bujqësore të eksportit, si dhe inspektimi bazuar në politikën e menaxhimit të riskut për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Zhvillimi I kapaciteteve të vlerësimit të Konformitetit, përfshirë laboratorët e akredituar, në sektorët që janë prioritare për eksport I shërben gjithashtu eliminimit të barrierave teknike.

  • Unifikimi dhe thjeshtëzimi i kërkesave dokumentare dhe procedurave doganore

     Bizneset kombëtare dhe ndërkombëtare, tregtarët dhe kompanitë e transportit duhet të plotësojnë dhe depozitojnë dokumente të ndryshme (deri në 40 dokumente origjinale), që disa herë përmbajnë informacion të tepërt dhe që përsëritet në dokumente të ndryshme (mesatarisht 200 elementë të dhënash).Unifikimi i dhe thjeshtëzimi i kërkesave dokumentare dhe procedurave doganore ka për qëllim thjeshtimin e kërkesave dokumentare (dhe të dhënave) dhe harmonizimin e kërkesave dokumentare më standardet ndërkombëtare – harmonizimi me standardet ndërkombëtare është hapi i parë drejt përpunimit ‘pa letra’ të dokumenteve dhe automatizimin e doganave.

    Plani Kombëtar për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimin e Tregtisë 2017-2020 parashikon masa afat-shkurtër dhe afat-mesme për unifikimin dhe thjeshtëzimin e dokumenteve dhe procedurave. Në afatin e shkurtër, adresimi i rasteve të detyrimit nga doganat ose/dhe AKU për paraqitjen e përsëritur të informacionit identik ose të njëjtë; si dhe adresimi i mungesës së qartësisë për kërkesat dokumentare përmes publikimit të një liste të plotë me kërkesa dokumentare për produktet subjekt kërkesash të detyrueshme si dhe instruksione të detajuara që lidhen me zbatimin e tyre. Në periudhën afatmesme, planifikohet një ndërhyrje më e strukturuar përmes ngritjes së një grupi pune për thjeshtimin dhe standardizimin e të dhënave për tregtinë ndërkombëtare që do të vlerësojë kërkesat dokumentare dhe do të propozojë thjeshtimin dhe standardizimin e të dhënave të tregtisë ndërkombëtare.

Kontaktet

  • "Bulevardi Dëshmorët e Kombit", Tiranë
  • 04 220 02 45
    04 244 80 21
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Faqja zyrtare e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë u dizenjua me mbështetjen e projektit të USAID-it për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG).

                                                     
     

Përditësohuni

Rreth Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë

Template Settings

Color

For each color, the params below will be given default values
Green Dark_Green Oranges Yellow

Body

Background Color
Text Color

Header

Background Color

Spotlight5

Background Color

Footer

Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family
Direction