Për realizimin e objektivave kryesore dhe atyre specifike, Komiteti kryen aktivitetet e mëposhtme, por pa u kufizuar në to, nëse kërkohet:

  • Përmirësimi i procesit të politikës së Tregtisë Ndërkombëtare

    Përmirësimi i procesit të politikës së tregtisë ndërkombëtare përmes diskutimit paraprak me komunitetin e biznesit të çdo politike të re me ndikim në tregti, vlerësimit periodik të ndikimit të politikave sektoriale në politikën tregtare të Shqipërisë, diskutimit mbi shkallën e përqasjes së politikës tregtare të propozuar me Politikën e Përbashkët Tregtare të Bashkimit Evropian, vlerësimit parapraki të çdo politike të re sektoriale me ndikim në tregti në një fazë të hershme të propozimit të saj nga institucionet e ndryshme; dhe koordinimit të punës me të gjitha institucionet politikë-bërëse për të garantuar që të gjitha politikat me efekt në tregti të diskutohen dhe miratohen paraprakisht në këtë Komitet.

  • Lehtësimi i Tregtisë

    Lehtësimi i tregtisë duke mundesuar koordinimin për lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, rishikuar procedurat e tregtisë ndërkombëtare me qëllim thjeshtimin dhe harmonizimin e tyre, mbledhur dhe përhapur informacion mbi praktikat më të mira lidhur me procedurat, dokumentacionin e çështje të tjera të lidhura me  lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare; propozuar masa për thjeshtimin dhe standardizimin e dokumentacionit të tregtisë mbështetur në standardet ndërkombëtare, promovuar teknologjinë dhe kodet ndërkombëtare standarde mbi tregtinë dhe transportin, zbatuar projekte e programe kombëtare në fushën e  lehtësimit të tregtisë, përfshirë edhe krijimin e një “Dritare e Vetme” (SingleWindow) në doganë, koordinuar aktivitetet në kuadër të marrëveshjes së lehtësimit të tregtisë, mbikëqyrur zbatimin e aktiviteteve të marrëveshjes për lehtësimin e tregtisë me Kosovën, dhe  aktivitetet e lehtësimit të tregtisë në kuadër të CEFTA.
  • Përmirësimi i legjislacionit për lehtësimin e tregtisë

    Permirësimi i legjislacionit lidhur me lehtësimin e tregtisë, duke propozuar akte ligjore e nën-ligjore mbi lehtësimin e tregtisë dhe transportit për miratim nga qeveria, ndjekur këto akte ligjore e nën-ligjore deri në miratimin përfundimtar të tyre, mbështur pjesëmarrjen e vendit në konventat ndërkombëtare që lidhen me  lehtësimin e tregtisë.
  • Zhvillimi teknologjik dhe institucional në fushën e tregtisë

    Zhvillimi teknokogjik dhe institucional në fushën e tregtise përmes zhvillimit  të politikave kombëtare mbi investimet për tregtinë dhe nxitjen e lehtësimin e zhvillimit të  teknologjive të përshtatshme për tregtinë, përfshirë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit; trajtimit të çështjeve që lidhen me zhvillimin institucional, menaxhimin e reformave të  lehtësimit të tregtisë dhe  çështje të tjera të lidhura me to.
  • Përhapja e informacionit dhe zhvillimi i kapaciteteve

    Përhapja e informacionit dhe zhvillimi e kapaciteteve, duke organizuar fushata informimi dhe ndërgjegjësimi për qeverinë dhe sektorin privat mbi kërkesat e procedurave dhe dokumenteve  të thjeshtuara dhe përfitimet e tyre; organizuar seminare për qeverinë dhe sektorin privat për t’i ndërgjegjësuar ata mbi parimet, praktikat dhe përfitimet e tregtisë, shpërndarë materiale të rritjes së kapaciteteve (manuale, fletepalosje, video) e duke përdorur burime të vazhdueshme informacioni (p.sh. përmes faqes së internetit) për grupet e interesit të lidhura me proceset e  lehtësimit të tregtisë ndërkombëtare.
  • Mbështetja e proceseve të negocimit

    Mbështetja e proceseve te negocimit, duke mbështetur negociatat e  lehtësimit të tregtisë në nivel dy-palësh, rajonal e shumë-palësh, vepruar si një strukturë kombëtare  për koordinimin e  lehtësimit të tregtisë dhe zbatimin e neneve të Marrëveshjes së OBT-së për Lehtësimin e Tregtisë, lehtësuar dhe të marrë pjesë aktive në kooperimin dypalësh, rajonal e shumëpalësh në fushën e  lehtësimit të tregtisë dhe çështjeve të lidhura me të, dhe prezantuar dhe diskutuar barrierat tregtare të krijuara në vendet partnere dhe përgatitjes së pozicionit kundër balancues në të gjitha rastet me efekte negative për operatorët ekonomikë.

 

Kontaktet

  • "Bulevardi Dëshmorët e Kombit", Tiranë
  • 04 220 02 45
    04 244 80 21
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Faqja zyrtare e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë u dizenjua me mbështetjen e projektit të USAID-it për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG).

                                                     
     

Përditësohuni

Rreth Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë

Template Settings

Color

For each color, the params below will be given default values
Green Dark_Green Oranges Yellow

Body

Background Color
Text Color

Header

Background Color

Spotlight5

Background Color

Footer

Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family
Direction