Në këtë dritare do të gjeni informacion mbi vendin e tregtisë mes Shqipërisë dhe Turqisë, kërkesat që duhet të plotësojnë produktet shqiptare për t’u eksportuar në Turqi dhe kërkesat që duhet të plotësojnë produktet e prodhuara në Turqi për tu importuar në Shqipëri.

 

Shqipëria ka një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Turqinë, të nënshkruar në 2006, dhe e cila ka hyrë në fuqi në Maj 2008. Nëpërmjet kësaj Marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.

Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë Ndërkombëtare. Për vitin 2016, shkëmbimet tregtare me vendet e CEFTA-s përfaqësojnë 5. 9 % të volumit të tregtisë ndërkombëtare, sidomos në pikëpamje të importeve; importet nga Turqia përfaqësojnë 7. 9 % të importeve. Ndërkaq, eskportet drejt Turqisë janë modeste dhe përfaqësojnë vetëm 1. 2 % të exporteve gjithsej. Produktet më të eksportuara janë: mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason.

Eksportuesit e interesuar, mund të përfitojnë nga Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore (referoju ‘Marrëveshje të tregtisë).

 

 

Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra - tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.

Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë rregullon tregtinë preferenciale mes të dy vendeve. Marrëveshja mund të konsultohet në http://www.dogana.gov.al/dokument/669/mtl-me-turqine.

Për më shumë informacion rreth rregullave të eksportit në Turqi mund të aksesoni në linkun: http://english.gtb.gov.tr/trade/customs/import.

Importet e produkteve industriale me origjinë turke janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra – tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.

Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqiopërisë dhe Turqisë rregullon tregtinë preferenciale mes të dy vendeve. Marrëveshja mund të konsultohet në http://www.dogana.gov.al/dokument/669/mtl-me-turqine.

Për të njohur nivelin e tarifave doganore dhe kërkesat dokumentare e rregullatore të importit të produkteve në Shqipëri, ndiqni hapat e mëposhtëm.

  1. Klikoni linkun e mëposhtëm: http://madb.europa.eu/madb/indexPubli.htm.
  2. Tek "Vendi"("Country"), zgjidhni në çdo rast Albania.
  3. Tek "Kodi i produktit" ("Product code") Vendosni kodin e produktit që doni të importoni në Shqipëri. Nëse nuk e dini kodin, klikoni tek “Gjej Kodin e Produktit tim(“Find my product Code”).
  4. Klikoni tek "Tarifat e zbatuara" ("Applied Tariffs") për të mësuar tarifat dhe pagesat e tjera të importit të produktit në Shqipëri.

Tregtia e produkteve industriale është e liberalizuar. Për tregtinë bujqësore, konsultoni tarifat MFN (Tarifat e zbatuara) nëse produktet nuk janë subjekt i tarifave preferenciale dhe kuota tarifore.

Klikoni tek “Formalitetet e importit” ("Import Formalities") për të mësuar kërkesat dokumentare e rregullatore të importit të produktit në Shqipëri.

Marrëveshja e tregtisë së Lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë rregullon tregtinë preferenciale të vendeve. Marrëveshja mund të konsultohet në http://www.dogana.gov.al/dokument/669/mtl-me-turqine.

 

 

 

Kontaktet

  • "Bulevardi Dëshmorët e Kombit", Tiranë
  • 04 220 02 45
    04 244 80 21
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Faqja zyrtare e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë u dizenjua me mbështetjen e projektit të USAID-it për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG).

                                                     
     

Përditësohuni

Rreth Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë

Template Settings

Color

For each color, the params below will be given default values
Green Dark_Green Oranges Yellow

Body

Background Color
Text Color

Header

Background Color

Spotlight5

Background Color

Footer

Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family
Direction