Në këtë dritare do të gjeni informacion mbi vendin e tregtisë mes Shqipërisë dhe vendeve të EFTA-s dhe kërkesat që duhet të plotësojnë produktet Shqiptare për t’u eksportuar në vendet e EFTA-s.
Në dhjetor 2009, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA). Shtetet anëtare të EFTA-s janë Islanda, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshtajni. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të EFTA përqendrohet në liberalizimin e tregtisë së mallrave.
Megjithatë, tregtia me vendet e EFTA-s është modeste, duke përfaqësuar vetëm 1. 2% të volumit të tregtisë së Shqipërisë; eksportet përfaqësojnë 1% të eksporteve totale të vendit, ndërsa importet 1. 3% të importeve totale. Partneri kryesor në tregtinë me vendet e EFTA-s është Zvicra. Produktet më të eksportuara drejt vendeve të EFTA-s janë mineralet dhe metalet, perimet, artikujt e plastikës dhe veshjet.
Eksportuesit e interesuar, mund të përfitojnë nga Marrëveshja EFTA mes Shqipërisë dhe 4 vendeve jo anëtare të Bashkimit Evropian (Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtejnit), e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.
Marrëveshja e tregtisë së lirë “EFTA” rregullon tregtinë preferenciale mes Shqipërisë dhe vendeve të EFTA-s. Marrëveshja mund të konsultohet në: http://www.dogana.gov.al/sites/default/files/Marreveshja%20EFTA.pdf.
Eksporti drejt vendeve EFTA është liberalizuar. Produktet industriale me origjinë Shqiptare mund të eksportohen në vendet e EFTA-s pa tarifa doganore dhe pa kuota. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra – tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.
Për më shumë informacion të përgjithshëm tregtar me vëndet EFTA si dhe informacion mbi konçesionet e lejuara mund të aksesoni linkun: http://www.efta.int/free-trade/free-trade-agreements/albania.
Importet e produkteve industriale me origjinë nga vendet e EFTA-s janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra – tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.
Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqiopërisë dhe me vendet te EFTA-s rregullon tregtinë preferenciale mes të dy vendeve. Marrëveshja mund të konsultohet në http://www.efta.int/free-trade/free-trade-agreements/albania
Për të njohur nivelin e tarifave doganore dhe kërkesat dokumentare e rregullatore të importit të produkteve në Shqipëri, ndiqni hapat e mëposhtëm.
- Klikoni linkun e mëposhtëm: http://madb.europa.eu/madb/indexPubli.htm.
- Tek "Vendi"("Country"), zgjidhni në çdo rast Albania.
- Tek "Kodi i produktit" ("Product code") Vendosni kodin e produktit që doni të importoni në Shqipëri. Nëse nuk e dini kodin, klikoni tek “Gjej Kodin e Produktit tim” (“Find my product Code”).
- Klikoni tek "Tarifat e zbatuara" ("Applied Tariffs") për të mësuar tarifat dhe pagesat e tjera të importit të produktit në Shqipëri.
Tregtia e produkteve industriale është e liberalizuar. Për tregtinë bujqësore, konsultoni tarifat MFN (Tarifat e zbatuara) nëse produktet nuk janë subjekt i tarifave preferenciale dhe kuota tarifore.
Klikoni tek “Formalitetet e importit” ("Import Formalities") për të mësuar kërkesat dokumentare e rregullatore të importit të produktit në Shqipëri.
Marrëveshja e tregtisë së lirë e EFTA-s rregullon tregtinë preferenciale të tregtisë me Shqipërinë dhe vendet e EFTA-s. Marrëveshja mund të konsultohet në: http://www.dogana.gov.al/sites/default/files/Marreveshja%20EFTA.pdf