Në këtë dritare do të gjeni informacion mbi vendin e tregtisë mes Shqipërisë dhe vendeve të CEFTA-s, kërkesat që duhet të plotësojnë produktet shqiptare për t’u eksportuar në këto vende dhe kërkesat që duhet të plotësojnë produktet e prodhuara në vendet e CEFTA-s për t’u importuar në Shqipëri.
import-Eksportet me vendet CEFTA
IMP-EXP-EU-CEFTA-TE-TJERA-2013-2021
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë së Evropës Qendrore (CEFTA 2006), është një marrëveshje rajonale moderne dhe gjithëpërfshirëse e tregtisë së lirë, e hartuar si një pjesë integrale e axhendës së para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shtetet anëtare që kanë firmosur këtë marrëveshje të tregtisë së lirë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedoinia, Moldova, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Tre shtete firmëtare të kësaj marrëvesgjeje, Bullgaria, Kropacia dhe Rumania, janë tasgmë abëtare të Bashkimit Evropian. Marrëvëshja CEFTA parashikon një liberalizim të rëndësishëm të trëgtisë në mallra.
Vendet e CEFTA-s përfaqësojnë partnerë të rëndësishëm të Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare. Për vitin 2016, shkëmbimet tregtare me vendet e CEFTA-s përfaqësojnë 8.6% të volumit të tregtisë ndërkombëtare. Eksportet drejt vendeve të CEFTA-s përfaqësojnë 13.6 % të eksporteve gjithsej dhe importet përfaqësojnë 6.6% të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Kosova, Serbia, Maqedonia dhe Bosnje Hecegovina. Produktet me të eksportuara janë: materialet e ndërtimit, perimet e frutat, produktet fason, etj. Produktet më të importuara janë energji elektrike, drithërat dhe miell, material e druri dhe plastike, etj.
Për më shumë konsultoni Marrëveshjen CEFTA dhe protokollet e saj në http://cefta.int/legal-documents/ (referoju Aneks 1: Teksti i konsoliduar i Marrëveshjes), ose http://www.dogana.gov.al/d/182/249/0/263/marreveshjet-e-tregtise-se-lire.
Dokumenti “Informimin mbi kërkesat ligjore, rregullatore e proceduriale të lidhura vecanërisht me importin/eksportin e produkteve agroushqimore/ me origjinë shtazore” përmban :
- informacion të detajuar lidhur me gjithë kuadrin ligjor dhe nënligjor shqiptar mbi bazën e të cilit kryhet eksport importi këtyre produkteve.
- Një informacion i detajuar për modelet e certifikatve shëndetsore, fitosanitare dhe me Republicën e Kosovës
- procedura në lidhje me eksportin e produkteve me origjinë shtazore konsiston në: Ushqimi i eksportuar nga Republika e Shqipërisë për nxjerrjen në treg në vendin ku eksportohet ose rieksportohet, duhet të plotësojë (i) kërkesat e legjislacionit shqiptar për ushqimin, si dhe (ii) kërkesat e vendit importues.
- Në rastin e marrëveshjeve të veçanta ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe vendit importues, ushqimi i eksportuar nga Republika e Shqipërisë duhet të plotësojë kërkesat e përcaktuara në këto marrëveshje.
Lutem klikoni tek dokumenti më poshtë:
Dokumenti “Kërkesat e sigurisë dhe cilësisë se produkteve ushqimore” jepet informacioni mbi:
- Dokumentacioni i kërkuar për importin e (i) produkteve me origjinë shtazore, (ii) Bime dhe Produkte Bimore ku perfshihen edhe Frutat e Perimet e Fresketa, si dhe produktet me origjinë jo shtazore
- Dokumentacioni që mbahet nga inspektori gjatë procedurës së inspektimit për produktet me origjinë shtazore
- Çmimet e analizave të sektorit të toksikologjise dhe kontrollit të produkteve blegtorale
- Cmimet e nalaizave mikrobiologjike dhe kimike për cdo tregues të vecante, analizat bakteriale
- Tarifat e shërbimit për kontrollin e produkteve dhe npnprodukteve blegtorale (ekspor, import dhe tranzitim)
- Tarifat e shërbimit për bimët
- Tarifat për inspektimin e ushqimit për kafshë me origjinë jo shatzore
- Tarifat që do të aplikohen nga inspektorët e inspektimit të ushqimit, analizat fiziko kimike të produkteve ushqimore,
- Analizat fiziko kimemike për produkte te tjera.
Lutem klikoni tek dokumenti më poshtë:
Produktet industriale me origjinë në Shqipëri, mund të eksportohen në vendet e CEFTA-s pa ratifa doganpre (Aneks 2 i Marreveshjes). Vendet e ndryshme anëtare të CEFTA-s i bëjnë Shqipërisë koncensione tregtare për produktet bujqësire, sipas Aneksit 2
Çdo produkt i eksportuar duhet të respektojë kërkesat bazë të sigurisë së produktit që rrjedhin nga kërkesat e rregullave teknike, masat sanitare dhe ato fitosanitare, si dhe kërkesa të tjera që lidhen me sigurinë e produkteve. Produkti i eksporteve arrin të përfitojnë tarifë preferenciale në secilin vënd të CEFTA me kusht plotësimin e rregullave të origjinës dhe pajisjes me çertifikatë EUR1, lëshuar nga autoritetet doganore shqiptare.
Informacion të përgjithshëm tregtar mund të aksesoni në linkun http://transparency.cefta.int/trade-portal/border/
Ndërkohë, informacion të hollësishëm mbi rregullat teknike në tregti dhe masat sanitare dhe atë fitosanitare në vendet CEFTA mund ti aksesoni në databazën e rregullave teknike dhe atë të masave sanitare dhe atë fitosanitare në linkun: http://transparency.cefta.int/tbt/home/
Produktet industriale me nga vendet e CEFTA-s, mund të importohen në Shqipëri pa ratifa doganpre (Aneks 2 i Marrëveshjes). Shqipëria i ka akorduar vendet e ndryshme anëtare të CEFTA-s i koncensione tregtare për produktet bujqësire, sipas Aneksit 2.
Çdo produkt i importuar duhet të respektojë kërkesat bazë të sigurisë së produktit që rrjedhin nga kërkesat e rregullave teknike, masat sanitare dhe ato fitosanitare, si dhe kërkesa të tjera që lidhen me sigurinë e produkteve. Produkti i importit arrin të përfitojnë tarifë preferenciale në Shqipëri me kusht plotësimin e rregullave të origjinës dhe pajisjes me çertifikatë EUR1, lëshuar nga autoritetet doganore shqiptare.
Informacion të përgjithshëm tregtar mund të aksesoni në linkun http://transparency.cefta.int/trade-portal/border/
Ndërkohë, informacion të hollësishëm mbi rregullat teknike në tregti dhe masat sanitare dhe atë fitosanitare në vendet CEFTA mund ti aksesoni në databazën e rregullave teknike dhe atë të masave sanitare dhe atë fitosanitare në linkun: http://transparency.cefta.int/tbt/home/.
Marrëveshja e tregtisë së Lirë "CEFTA" rregullon tregtinë preferenciale mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Marrëveshja mund të konsultohet në http://cefta.int/legal-documents/ (referoju Aneks 1: Teksti i konsoliduar i Marrëveshjes), ose http://www.dogana.gov.al/d/182/249/0/263/marreveshjet-e-tregtise-se-lire.