Në datën 17.07.2019 u mbajt takimi i tetë i Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë (Grupit ndërinstitucional për koordinimin e politikës tregtare dhe lehtësimit të tregtisë). Në këtë takim ishin të pranishëm 24 persona, anëtarë të Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Takimi filloi me fjalën hapëse të Znj. Belinda Ikonomi, zv. Ministre e Financës dhe Ekonomisë, e cila shprehu vlerësimin për anëtarët e KKLT-së si pjesë e qënësishme e këtij Komiteti, ekzistenca e të cilit i ka dhënë një hov të rëndësishëm lehtësimit të tregtisë, jo vetëm si një mekanizëm që rrjedh nga anëtarësimi ynë në Organizatën Botërore të Tregtisë, por edhe si një platformë që mundëson koordinimin e brendshëm mbi cështjet e tregtisë dhe lehtëson zbatimin e politikave ekonomike që prekin operatorët pjesë e zinxhirit të furnizimit.
Ashtu sikurse është komunikuar, roli i këtij komiteti për këtë vit ka qënë i një rëndësie të dyfishtë, pasi Ministria e Financave dhe Ekonomisë drejton prej muajit Janar 2019 Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë në Evropën Qëndrore dhe komitetet përbërëse të lidhura me Lehtësimin e Tregtisë së Mallrave, Barrierave Jo-Tarifore dhe të Tregtisë në Shërbime.
Për më shumë informacion rreth mbledhjes klikoni më poshtë: