Pas një kohë relativisht të gjatë, për shkak të pandemisë botërore Covid-19, Grupi Ndërinstitucional për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimit të Tregtisë, u mblodh në një takim online në 7 Dhjetor 2020. Mbledhja e Komitetit vjen pas miratimit të Urdhrit të Kryeministrit nr. 104, datë 7.8.2020, në të cilin është riformatuar përbërja dhe funksionet e Komitetit, përfshirë tregtinë në shërbime.
Ky takim u drejtua nga Kryetarja e Grupit, Znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, e cila në fjalën e saj hyrëse, paraqiti një përmbledhje të zhvillimeve më të rendësishme, si në tregtinërajonale ashtu edhe atë ndërkombëtare, masat eficente të të cilave janë konkretizuar në shkëmbime të rritura tregtare të Shqipërisë me vendet CEFTA.
Gjatë mbledhjes së Komitetit u bë një prezantim mbi monitorimin e Plani Kombëtar për koordinimin e politikës tregtare dhe lehtësimin e tregtisë 2017-2020, Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Evropian 2021-2023, si dhe u diskutuan mbi draft Rregulloren e re, dhe për shtyllat kryesore të Planit Afatmesëm 2021-2023.