Në datën 14 korrik 2023, u zhvillua mbledhja e 15-të e Grupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimit të Tregtisë.
Takimi u hap nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, e cila falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen. Ajo solli në vëmendje se gjatë vitit 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka realizuar takime te shpeshta me biznesin dhe jemi përpjekur të adresojmë problematika të ndryshme dhe të kërkojmë zgidhjet sipas rastit. Në takimin e 15-të të KKLT-së, i dyti për këtë vit u prezantua një analizë të detajuar mbi ecurinë e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në, përfundimi i procedurave të brendshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Subvencioneve në Peshkim, të OBT-së, zbatimi i rregullave tranzitore të origjinës preferenciale në kuadër të Konventës PEM dhe së fundmi një përmbledhje të masave të realizuara në kuadër të zbatimit të Planit të KKLT. Gjithashtu, të pranishmit u ftuan të adresojnë problematika të reja nëse kanë ose çështje që ende s’kanë marrë zgjidhje.
Pas prezantimeve sipas axhendës, znj.Ministre kërkoi të vlerësohet maksimalisht procesi i hartimit të planit të ri 2024-2027 të KKLT. Ne kuadët të përgatitjes së këtij plani të ri, mirëpresim paraqitjen e propozimeve konkrete të cilat duhet t`i drejtohen me shkrim Sekretariatit.
Për më shumë informacion rreth mbledhjes klikoni më poshtë:
- Axhenda e Takimit
- Minutat e Takimit