USAID është agjensia e qeverisë amerikane që punon për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme globale dhe për të mundësuar që shoqëritë të realizojnë potencialin e tyre.
Ndihma e huaj e SHBA ka pasur gjithmonë qëllimin e avancimit të interesave të Amerikës duke përmirësuar jetën në botën në zhvillim. USAID zbaton politikën e jashtme të SHBA duke promovuar përparimin njerëzor në shkallë të gjerë, në të njëjtën kohë zgjeron shoqëri të lira dhe të qëndrueshme, krijon tregje dhe partnerë tregtarë për Shtetet e Bashkuara dhe nxit vullnetin e mirë jashtë vendit.
Duke shpenzuar më pak se 1 përqind të buxhetit të përgjithshëm federal, USAID punon në mbi 100 vende për:
- Nxitjen e prosperitetit ekonomik të përbashkët;
- Forcimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë;
- Mbrojtjen e të drejtave të njeriut;
- Përmirësimin e shëndetit global,
- Sigurimin e ushqimit në avancë dhe bujqësia;
- Përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore;
- Edukimin e mëtejshëm;
- Parandalimin dhe shërimin e shoqërive nga konfliktet; dhe
- Sigurimin e ndihmës humanitare në vazhdën e fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu.
Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.usaid.gov/