Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë është një mision i përhershëm diplomatik. Delegacioni u krijua në vitin 1993, kur Komisioni Evropian vendosi të përmirësojë Zyrën e tij të Posaçme për një Delegacion të plotë në dritën e zhvillimit pozitiv demokratik që kishte ndodhur.
Detyrat kryesore të Delegacionit janë si në vijim:
- Të lehtësohet zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asociimit (SAP), që është strategjia për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
- Menaxhimi i Programeve të Asistencës së BE-së.
- Shpërndarja e informacionit mbi BE-në, duke informuar publikun shqiptar, vendimmarrësit dhe krijuesit e opinionit rreth procesit të integrimit, institucionet e BE-së dhe politikat e saj.
Për më shumë informacion, vizitoni: https://eeas.europa.eu/delegations/albania/6952/about_en