Në datën 10 Mars 2021 u zhvillua mbledhja e radhë së Grupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Politikës Tregtare dhe Lehtësimit të Tregtisë, në formatin online.
Takimi u hap nga Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Besart Kadia, i cili në fjalën e tij, i cili parashtroi se qëllimi i mbledhjes është harmonizimi i shqetësimeve dhe problematikave të paraqitura nga biznesi duke vënë theksin tek partneriteti qeveri-biznes dhe bashkëpunimi ndërinstitucional. Ky partneritet është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të krijuar një sinergji masash për të adresuar problematikat kombëtare dhe në rrafsh rajonal.
Lidhur me këtë Z. Kadia kërkoi bashkëpunim të ngushtë me anëtart -përfaqësues të biznesit, në mënyrë që të merren masa eficente për zgjidhjen e problemeve, harmonizimin e shqetësimeve dhe ndërmarrjen e akteve rregullatore. Në këtë kontekst, u morrën në analizë dhe u diskutuan disa propozime të ardhura pranë Sekretaraitit nga disa përfaqësues të biznesit.
Në këtë mbledhje u prezantuan dy anëtarë të rinj të Komitetit, përfshirja e të cilave u evidentua e rëndësishme për shtimin e zërit të biznesit, duke përfshirë këtu sektorin e turizmit si sektori i parë për liberalizimin tregtisë së shërbimeve.