Kjo është mbledhja e tretë e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë, një nga qëllimet e të cilit është të adresojë dhe zgjidhë problematikat që bizneset hasin për çështjet e tregtisë edhe sidomos të eksportit të produkteve të tyre jashtë Shqipërisë.
Temat kryesore të diskutuara në këtë takim të radhës ishin:
- Prezantimi i website të Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë;
 - Prezantimi i studimit për barrierat teknike në tregti për produkte bujqësore të destinuara në export;
 - Kapacitetet administrative të Sekretariatit Teknik;
 - Masat/hapat për lehtësimin e eksporteve të qumështit;
 - Diskutimi i situatës së eksportit të açugeve në tregun e BE.
 
			
                                                                    
                                                                    