Në datën 20.03.2019 u mbajt takimi i shtatë i Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë (Grupit ndërinstitucional për koordinimin e politikës tregtare dhe lehtësimit të tregtisë). Në këtë takim ishin të pranishëm 30 persona, anëtarë të Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit. I gjithë takimi u zhvillua në praninë e mediave.

Takimi filloi me fjalën hapëse të Ministres së Financës dhe Ekonomisë në rolin e kryetares së Komitetit Kombëtar të Tregtisë, e cila theksoi rolin e rëndësishëm të KKLT jo vetëm si një mekanizëm që rrjedh nga anëtarësimi i Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, por edhe si një platformë që mundëson koordinimin e brendshëm mbi çështjet e tregtisë dhe lehtëson zbatimin e politikave ekonomike që prekin operatorët në të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Takimi vijoi me prezantimin e zhvillimeve tregtare në kuadër të MAP REA / Trade Pillar, gjatë vitit 2019 nga znj. Odeta Barbullushi, kordinator kombëtar për MAP REA.

Përfaqësuesja e GIZ znj. Milica Dragojevic bëri një prezantim mbi eksperiencën rajonale të marrjes së statusit OEA, më shumë në këndvështrimin rajonal duke përfshirë benefitet, statusin në të cilin qendrojnë vendet e tjera dhe për informacion të institucioneve dhe bizneve prezent në takim. Znj. Dragojevic, vijoi me prezantimin e saj duke folur mbi projektin e mbështetjes së lehtësimit të tregtisë ndërmjet anëtarëve të CEFTA.

Më pas u prezantua Studimi Paraprak nga Z. Engjell Skreli, ekspert i Institutit të Politikave Publike dhe Private: "Vlerësim i shpejtë i kapaciteteve afariste për marrjen e statusit të një Operatori Ekonomik të Autorizuar (AEO)".

Në fund të takimit Znj. Majlinda Hafizi, Drejtore e Politikave të Zhvillimit Ekonomik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë prezantoi përmbushjen e detyrave të NTFC-së gjatë vitit 2018.

Për më shumë informacion rreth mbledhjes klikoni më poshtë:

Kontaktet

  • "Bulevardi Dëshmorët e Kombit", Tiranë
  • 04 220 02 45
    04 244 80 21
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Faqja zyrtare e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë u dizenjua me mbështetjen e projektit të USAID-it për Rritjen Ekonomike Rajonale (REG).

                                                     
     

Përditësohuni

Rreth Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë

Template Settings

Color

For each color, the params below will be given default values
Green Dark_Green Oranges Yellow

Body

Background Color
Text Color

Header

Background Color

Spotlight5

Background Color

Footer

Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family
Direction