Ne 17 Korrik 2018, Grupi Nderinstitucional per Koordinimin e Politikes Tregtare dhe Lehtesimin e Tregtise (Komiteti Kombetar i Lehtesimit te Trgetise) mbajti takimin e tij te katert, pas riorganizimit qeveritar. Te pranishem ne kete takim ishin 21 te pranishem. Te ftuar ne kete takim ishin te gjithe anetaret e rrinj te ketij grupi, te percaktuar me urdherin e Kryeministrit, nr. 25 date 02/02/2018.
Gjithashtu ne kete takim ishin te ftuar edhe perfaqesues nga komuniteti i biznesit.
Ne fjalen e tij Ministri i Financave dhe Ekonomise, kryetar i Nderinstitucional per Koordinimin e Politikes Tregtare dhe Lehtesimin e Tregtise, theksoi rendesine e kesaj platforme në lehtesimin e tregtise, uljen e kostove dhe konkurrencën e ndershme.
Gjithashtu, ai nenvizoi faktin qe ekonomitë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të angazhuara për të krijuar një zonë ekonomike rajonale (REA në CEFTA), për të tërhequr më shumë investime, nëpërmjet uljes së kostos së tregtisë dhe minimizimin e pengesave jo tarifore, për lehtësimin e tregtisë së mallrave; harmonizimin e tregjeve të CEFTAs me BE, krijimin e mekanizmit për zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve tregtare, që ka qenë dhe pjesë e debateve të fundit në tryezën e CEFTAs.
Ne vijim te takimit u prezantuan shtyllat, objektivat dhe masat e marra ne kuader te Zones Ekonomike Rajonale te 6 Vendeve te Ballkanit Perëndimor, Shqiperia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia (WB6). Si pjese e rendesishme e kesaj zone u theksua edhe Plani Disavjecar i Veprimit – PDV (2017-2020).
U prezantuan dy studime te realizuara nga Instituti i Politikave Publike dhe Private (IP3) mbeshtetur nga USAID. Reduktimi i barrierave per eksportin e produkteve bujqesore ishte nje nder studimet, i cili pervecse identifikoi problmatikat dhe barrierat ekzistuese ne eksportin e produkteve bujqesore rekomandoi edhe zgjidhje te mundshme per cdo problematike.
Për më shumë informacion rreth mbledhjes klikoni më poshtë: