Nё datёn 19 tetor 2018 u mbajt takimi i pestё i Komitetit Kombёtar tё Lehtёsimit tё Tregtisё. Nё qendёr tё diskutimit ishin prezantimi i problematikave të ngritura gjatë mbledhjes paraardhëse të KKLT, si dhe informimi mbi përditësimin e studimit “Inventari i tarifave dhe pagesave të zbatueshme për importet dhe eksportet shqiptare”.
Takimi filloi me fjalёn hyrёse tё Znj. Albana Shkurta, Zёvendёsministre e Ministrisё sё Financave dhe Ekonomisё, e cila bёri njё prezantim tё shkurtёr tё axhendёs dhe asaj qё do tё diskutohej gjatё mbledhjes.
Nё vijim, fjalёn e mori Znj. Albana Dhimitri, e cila tha se 2-3 ҁёshtje nga problematikat e ngritura, do tё jenё pjesё e grupit tё punёs apo dhe tё grupeve mё tё vogla teknike, pёr tё vijuar mё tej me ndёrmarrjen e veprimeve tё nevojshme, si psh: vendime tё Kёshillit tё Ministrave, autorizime, etj. me qёllim qё plani i punёs qё tashmё ёshtё nё fuqi tё fillojё tё zbatohet.
Menjёherё pas Znj. Dhimitri, fjalёn e mori Znj. Majlinda Hafizi, e cila pasqyroi njё nga njё problematikat e ngritura nga dhoma e tregtisё.
Për më shumë informacion rreth mbledhjes klikoni më poshtë: