Mbledhja e parë e takimit të Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë u zhvillua në datën 1 Korrik 2016.
Mbledhja u kryesua nga Ministrja e Ekonomisë, znj. Milva Ekonomi. Pjesëmarrës në mbledhje ishin përfaqësuesit e cdo ministrie (zëvendës ministër ose drejtor) dhe komunitetet e biznesit. Komunitetet e biznesit (BC) u përfaqësuan nga tre shoqatat e biznesit, përkatësisht Dhoma Amerikane e Tregtisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës dhe Shoqata e Agjentëve Doganorë. Tri çështje kryesore u parashtruan gjatë mbledhjes së parë, përkatësisht Kushtetuta e Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë, miratimi i Rregullores dhe diskutimi i ideve fillestare të planit të punës për Komitetit.
Për më shumë informacion rreth mbledhjes klikoni më poshtë: