Në datat 17, 18 dhe 19 Prill u mbajtën trajnimet me komunitetin e biznesit të organizuar nga Instituti i Politikave Publike dhe Private në bashkëpunim me GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH) mbi benefitet e marrjes së statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar.
Qëllimi i këtyre trajnimeve është sigurimi i informacioneve dhe rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit të biznesit, sipërmarrësve në fushën e import-eksporteve, transportit ndërkombëtar apo edhe agjentëve doganorë mbi ekzistencën dhe benefitet nga marrja e statusit “Operator Ekonomik i Autorizuar”. Nëpërmjet trajnimeve u synua ndërgjegjësimi dhe inkurajimi i bizneseve për të aplikuar për marrjen e statusit të OEA.
Pjesëmarrësit në këto trajnime u përcaktuan në bazë të studimit “Vlerësim i shpejtë mbi kapacitetet e biznesit për marrjen e Statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar” për sa i përket aspektit të përfitimit nga statusi i OEA, i cili i kategorizon bizneset në tre grupe, përkatësisht:
I. grupi i bizneseve që janë larg standardeve për marrjen e statusit të OEA,
II. grupi i bizneseve të konsoliduar që kanë potencialin për të fituar statusin e OEA, dhe
III. grupi i bizneseve që kanë tashmë statusin e zhdoganimit lokal dhe biznese të tjera me standarde të larta.
Për më shumë informacion rreth trajnimit lexoni minutat e takimit.