Nё datёn 19 tetor 2018 u mbajt takimi i pestё i Komitetit Kombёtar tё Lehtёsimit tё Tregtisё. Nё qendёr tё diskutimit ishin prezantimi i problematikave të ngritura gjatë mbledhjes paraardhëse të KKLT, si dhe informimi mbi përditësimin e studimit “Inventari i tarifave dhe pagesave të zbatueshme për importet dhe eksportet shqiptare”.
Takimi filloi me fjalёn hyrёse tё Znj. Albana Shkurta, Zёvendёsministre e Ministrisё sё Financave dhe Ekonomisё, e cila bёri njё prezantim tё shkurtёr tё axhendёs dhe asaj qё do tё diskutohej gjatё mbledhjes.
Nё vijim, fjalёn e mori Znj. Albana Dhimitri, e cila tha se 2-3 ҁёshtje nga problematikat e ngritura, do tё jenё pjesё e grupit tё punёs apo dhe tё grupeve mё tё vogla teknike, pёr tё vijuar mё tej me ndёrmarrjen e veprimeve tё nevojshme, si psh: vendime tё Kёshillit tё Ministrave, autorizime, etj. me qёllim qё plani i punёs qё tashmё ёshtё nё fuqi tё fillojё tё zbatohet.
Menjёherё pas Znj. Dhimitri, fjalёn e mori Znj. Majlinda Hafizi, e cila pasqyroi njё nga njё problematikat e ngritura nga dhoma e tregtisё.
Për më shumë informacion rreth mbledhjes klikoni më poshtë:
- Lajme / Aktivitete
Trajnim me bizneset mbi “Benefitet e marrjes së statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar”
Në datat 17, 18 dhe 19 Prill u mbajtën trajnimet me komunitetin e biznesit të organizuar nga Instituti i Politikave Publike dhe Private në bashkëpunim me GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH) mbi benefitet e marrjes së statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar.
Lexo më shumë...Zhvillohet mbledhja e rradhës e Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë
Nё datёn 19 tetor 2018 u mbajt takimi i pestё i Komitetit Kombёtar tё Lehtёsimit tё Tregtisё. Nё qendёr tё diskutimit ishin prezantimi i problematikave të ngritura gjatë mbledhjes paraardhëse të KKLT, si dhe informimi mbi përditësimin e studimit “Inventari i tarifave dhe pagesave të zbatueshme për importet dhe eksportet shqiptare”.
Lexo më shumë...Takim informues për procedurat e Kodit të ri Doganor
Në vijim të konkluzioneve të dala përgjatë takimit të tretë të Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë, mbajtur në Maj 2017, u organizua një sesion i përbashkët informues me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mbi dispozitat e reja të Kodit Doganor.
Lexo më shumë...Zhvillohet mbledhja e rradhëse Komitetit të Lehtësimit të Tregtisë
Kjo është mbledhja e tretë e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë, një nga qëllimet e të cilit është të adresojë dhe zgjidhë problematikat që bizneset hasin për çështjet e tregtisë edhe sidomos të eksportit të produkteve të tyre jashtë Shqipërisë.
Lexo më shumë...Ekonomi takim me sipërmarrësit në Gjirokastër: Do lehtësojmë procedurat dhe nxisim eksportet
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj Milva Ekonomi së bashku me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe të deleguarin e PS-së në qark, ish-ministri Bledi Çuçi kanë zhvilluar më 4 prill një takim me Dhomën e Tregtisë së qarkut Gjirokastër.
Lexo më shumë...Ekonomi: Të forcojmë shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj Milva Ekonomi mori pjesë sot në Konferencën “Aspirata për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë”
Lexo më shumë...Konferenca ndërkombëtare CEFTA, 10 vjet tregti e lirë, sfidat dhe perspektiva
Qëllimi i organizimit të kësaj konference është të diskutohen arritjet e deritanishme në tregtinë e lirë mes vendeve anëtare të CEFTA, sfidat e ardhshme në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, hapat që duhen ndërmarrë për lehtësimin e tregtisë dhe transportit, pritshmëritë në bashkëpunimin rajonal etj.
Lexo më shumë...